
Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Sevilla-s, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
‘Verdhezinjtë’ vijnë pas fitores 3-2 në shtëpinë e Sevilla-s, duke hedhur kështu një hap drejt kualifikimit për në raundin tjetër.
Sevilla vjen pas eliminimit në kupë ndaj Barcelonës, e cila arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë dhe sot do të kërkojë më çdo kusht të bëjë gjithçka për të arritur një kualifikim, i cili do ti ngrinte moralin ekipit andaluzian.
Dortmundi vjen pas një humbje zhgënjyese ndaj Bayern-it në kampionat pas një avantazhi prej dy golave në pesën e parë duke mos arritur dot të marrin një rezultat pozitiv.
Me një Haaland në superformë tek i cili ka sytë e gjithë bota mbrëmjen e sotme premtohet spektakël nga ana e të dyja ekipeve. /Insajderi.com