Spanjolli Cabanas drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Spanjolli Cabanas drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Trajneri spanjoll, Javier Cabanas, do ta drejtojë përfaqësueses Kosovës në hendboll në dy ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”, pas mungesës së trajnerit Taip Ramadani, njofton Insajderi.

Cabanas aktualisht e drejton kampionin e Kosovës në hendboll, Besa dhe vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë në Kosovë.

Selektori, Taip Ramadani, nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë nga Australia, atje ku ai jeton, për të drejtuar Kosovën në këto dy ndeshje, shkaku I pandemisë dhe për këtë arsye, Federata e Hendbolli e Kosovës, ka vendosur që Ramadani të zëvendësohet me trajnerin spanjoll.

Kosova me 4 nëntor luan ndaj Malit të Zi në Podgoricë kurse më 8 nëntor e pret Suedinë në Prishtinë./Insajderi.com.