SPAR Kosova ka vendosur që përgjatë muajit tetor të jetë zëri i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, duke iu bashkuar kështu fushatës botërore për luftimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë, ose lloji i dytë më i përhapur i kancerit përgjithësisht në botë. 12 për qind e grave preken në ndonjë mënyrë nga kanceri i gjirit gjatë jetës.
Nisur nga fakti se tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, SPAR Kosova si hap të parë ka marrë iniciativën që gjatë gjithë tetorit t’i ndryshojë ngjyrat tradicionale të logos Spar me ngjyrën rozë.
Gjatë këtij muaji, SPAR do t’a mbështesë muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit me aktivitete të ndryshme.
Gjithashtu, do të organizohen edhe lojë shpërblyese, ku fituesit do të kenë rastin të fitojnë shishe të verës Rose, duke pasur parasysh se ngjyra rozë simbolizon muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.
Marrë për bazë faktin se kontrolli i hershëm dhe i rregullt te mjeku është një ndër praktikat më të mira për ta luftuar këtë sëmundje të rëndë, SPAR Kosova me vullnetin më të madh ka vendosur të kontribuojë në ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave kosovare për rreziqet e kancerit të gjirit.
SPAR Kosova, njëjtë edhe si kompania ombrellë e saj, Spar International, gjithnjë do të mbetet e përkushtuar që ta japë kontributin e saj në ngritjen e përgjithshme të standardit të mirëqenies dhe cilësisë së jetesës në vend.