Spektakël në ‘Etihad Stadium’ – City dhe Tottenham ndajnë pikët [video]

Spektakël në ‘Etihad Stadium’ – City dhe Tottenham ndajnë pikët [video]

Pas humbjes shokuese prej 4:0 nga Evertoni, Manchester City nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në xhiron e 22-të, duke barazuar 2:2 me Tottenhamin.

City e nisi furishëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola brenda pesë minutave. Sane dhe De Bruyne shënuan për 2:0. Por, vendasit lëshuan fitoren nga duart duke pranuar dy gola nga mysafirët.

Fillimisht për 1:0 shënoi Dele Alli në minutën e 58-të të ndeshjes, teksa për 2:2 realizoi Heung-Min Son në minutën e 77-të, që doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, City mbetet në pozitën e pestë me 43 pikë, derisa Tottenham në pozitën e dytë me 56 pikë, të cilën mund ta humbasë nëse Arsenali fiton të dielën ndaj Burnley. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x599bmo_manchester-city-vs-tottenham-2-2-all-goals-highlights-21-01-2017_sport