Ekipi i promovuar këtë sezon në Serie A, për më tepër për herë të parë në histori, Spezia ka shkaktuar befasinë e javës së 16-të në Serie A, duke mposhtur Napoli-n, me përmbysje rezultati, përveç asaj me një lojtar më pak, njofton Insajderi.
Të parët kaluan në epërsi nikoqirët me golin e të inkuadruarit në pjesën e dytë, sulmuesit italian Andrea Petagna (58’).
Gjithçka përmbysën miqtë në periudhën e 13-të minutave. Së pari barazoi Nzola nga pika e bardhë (68’), teksa Tommaso Pobega shënoi për epërsinë e mysafirëve kur po zhvillohej minuta e 81-të e ndeshjes.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, që aktivizohet te Spezia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 77-të, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në fushë.
Te Napoli në bankën rezervë ishte Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, mirëpo nuk kishin minutazh në këtë takim.
Me këtë disfatë, Napoli zbret në vendin e pestë në tabelë me 28 pikë, ndërsa me këto tre pikë, Spezia largohet nga zona e rrezikshme, duke u ngjitur në vendin e 16 në ligë me 14 pikë. /Insajderi.com