Spinazzola u drejton letër bashkëlojtarëve para finales së EURO 2020

Spinazzola u drejton letër bashkëlojtarëve para finales së EURO 2020

Futbollisti i italisë, Leonardo Spinazzola u ka shkruar një letër bashkëlojtarëve të tij në prag të finales së EURO 2020 kundër Anglisë, transmeton Insajderi.

“La Stampa” ka publikuar letrën e shkruar nga Spinazzola.

Letra e plotë:

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë, do të vrapoja sprint për topin sërish. Do ta bëja edhe 100 herë të tjera, për të fituar ndonjë metër territory ndaj kundërshtarit dhe për ta kthyer lojën në anën tonë. Nuk është asgjë e veçantë janë rregulla të azurëve”, ka shkruar mbrojtësi Italian,

“Në fund, ju e kaloni vijën vetëm nëse jeni gati për të dhënë shpirtin për bashkëlojtarët. Lëndimi më largoi nga fusha, por nuk mund të më ndajë me grupin. Djali im Mattia, që është vetëm tre vjeç, e ka kuptuar që babai nuk mund të qëndori në shtëpi për ta parë ndeshjen sonte. Jam i emocionuar, nuk mund ta fsheh këtë. Kur hyra në aeroplan ndjeva se isha rilinduar pak. Pas disa orësh unë do të jem në fushë me shokët e skuadrës dhe në tribunë me pjesën tjetër të vendit. Ka menduar të jetë më mirë, por edhe më keq”, vazhdoi Spinazzola.

“Kemi një betejë të fundit për këtë Evropian në ‘Wembley’. Një turne që do të jetë gjinjë pjesë e imja. Prej natës magjike në ‘Olimpico’ e deri në tempullin e futbollit ndaj nikoqirëve, ishte rrugë e gjatë”, përfundon mbrojtësi i Romës.

Spinazzola ishtë një prej më të mirëve në skuadrën italiane, por u lëndua në ndeshjen ndaj Belgjikës në çerekfinale, ku pritet të jetë jashtë fushave për së paku 6 muaj./Insajderi.com