Spiunët sofistikojnë metodat e përgjimit, vendosin çipa përgjues atje ku nuk pritej

Spiunët sofistikojnë metodat e përgjimit, vendosin çipa përgjues atje ku nuk pritej

Qeveria palestineze ka akuzuar Izraelin se po përdor “këpucë spiune” për të përgjuar njerëzit në Rripin e Gazës. Mësohet se janë gjetur çipe sekrete elektronikë të qepura brenda këpucëve në zonën e thembrës së këmbës.

Këto këpucë do të shkonin si produkte importi, por u bllokuan dhe më pas u dërguan për ekzaminime.

Sipas mediave palestineze Izraeli po përpiqet të spiunojë anëtarët e “rezistencës palestineze”.

Kurse nga qeveria izraelite nuk ka pasur ende asgjë reagim për këto akuza, por kjo metodë spiunazhi është cilësuar si risi.