Sporti luftarak që po pëlqehet me të madhe në Prishtinë

Sporti luftarak që po pëlqehet me të madhe në Prishtinë

Sportet luftarake pëlqehen mjaft shumë në Kosovë, jo vetëm për tu shikuar por edhe po praktikohen mjaft shumë.

Ndër sportet që po pëlqehen më të madhe në Prishtinë është edhe Kick-Boksi.

Klube të shumta në vende dhe anëtarë të shumtë që i vizitojnë këto klube dëshmojnë që kick-boksi është një sport shumë i dashur nga qytetaret e Prishtinës.

Një ndër klubet më të popullarizuara në Prishtinë është “Prishtina Fight Club” që udhëhiqet nga një ish kick-bokser i famshëm shqiptarë, me një karrierë të bujshme Gasper Kaçinari.

E kush më mirë se një ish kick-bokser mund tua mësojë teknikat dhe tua japë shpirtin luftarak që kërkon ky lloj sporti.

Në këtë klub stërviten qindra qytetare çdo ditë, në disa orare, nga të gjitha moshat.

Dikush për qëllime dobësimi, dikush për tu çliruar nga stresi i ditës, e deri te ata që stërviten për tu përgatitur për ndeshje profesionale. Qëllime të ndryshme por që kanë një gjuhë të përbashkët, forcë, teknikë dhe çlirimi.

Cili do që të jetë qëllimi të gjithë e dimë që aktivitetet sportive ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë psikik dhe atë fizik. Ndërsa kick-bokis është sport i tillë që për shkak të stilit të tij bënë që çdo muskul i trupit të aktivizohet gjatë ushtrimeve.

Për më shumë informata për këtë klub mund ta vizitoni klubin fizikisht në katin e dytë të Hotel Grandit, apo edhe ta vizitoni online faqen e Instagramit të klubit këtu: “Prishtina Fight Club”