
Sportingu i Lisbonës edhe zyrtarisht është kampion i Portugalisë, njofton Insajderi.
Me fitoren 1-0 ndaj Boavistës ditën e djeshme, skuadra nga Lisbona tashmë ka triumfuar dhe kanë fituar titullin kampion, i cili mungonte prej plot 19 viteve.
Një sezon i madh për Sportingun, që deri tani ka regjistruar 25 fitore, shtatë barazime dhe asnjë humbje.
Pas përfundimit të ndeshjes me Boavistën, lojtarët e Sportingut e kishin të pamundur të mbanin lotët, duke u shtrirë në fushë, për këtë arritje të madhe për ta dhe tifozët, të cilët kishin plot 19 vite që e prisnin titullin.
Në lot ka shpërthyer edhe presidenti i klubit, i cili i kapur nga kamerat shihet me kokën ulur dhe i përlotur. /Insajderi.com