Sportisti pengoi masakrën në Neshvill.

Ai duarthatë kërceu në sulmuesin: Do t'i duhet të mundohet për të më vrarë!

Sportisti pengoi masakrën në Neshvill.

Katër persona janë vrarë, dhe tre të tjerë të plagosur në Neshvill, kur Travis Reinking kishte hapur zjarr në restorantin “Wafle House”. Tragjedinë më të madhe e pengoi James Shaw (29) i cili, siç shkruajnë mediet e çarmatosi sulmuesin.

Shaw, përndryshe futbollist profesionist amerikan, më parë u fshehë në tualet të restorantit, por sulmuesi gjuajti nëpër derë, duke ia lënduar dorën.

“E godita nga dera derisa i ishte bllokuar pushka”, ka thënë ai. “E kapa dhe e gjuajta përtej banakut”.

Më pas e ka nxjerrë nga restoranti.

“Kur hyri, më kujtohet shumë mirë që mendova se do të mundohet derisa të më vret. Pata mundësi ta ndal, dhe për fat, arrita”, i ka thënë Shaw gazetarëve.

“Ai është këtu hero, dhe pa dyshim ka shpëtuar shumë jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Neshvillit Dod Aron.

Policia tregon se Reinking ka ikur në këmbë.

“Burri për të cilin besohet se është Travis Reinking herën e fundit është parë afër restorantit në pantallona të zeza dhe pa këmishë”, pretendon policia.

Travis Reinking (29) ka hyrë në restorantin “Wafle House” rreth orës 3:32 në mëngjes sipas kohës lokale dhe hapi zjarr nga pushka AR-15. Disa njerëz janë vrarë, dhe më pas pushka iu bllokua, gjë që e shfrytëzoi James Shaw i cili u gjend në restorant./Insajderi.com.