Sulmuesi suedez i Milan-it, Zlatan Ibrahimoviç po vazhdon me rikuperimin nga lëndimi që e mbajti larg fushave të blerta për një kohë bukur të gjatë, njofton Insajderi.
Pavarësisht asaj se sulmuesi shtatlartë me origjinë boshnjake u rikuperua shpejt, nga një lëndim në stërvitje bëri që të rikthehet përsëri në terapi intensive për shërimin e plotë të këmbës.
E përditshmja italiane “SportMediaset” ka raportuar kushtet si ndodhet Ibra dhe kohën se kur do të kthehet të jetë në dispozicion të teknikut Stefano Pioli.
Sipas kësaj gazete, suedezi do të humbë të paktën dy ndeshjet e para të janarit, që janë ndaj Benevento-s dhe Juventus-it.
“Kuqezinjtë” e kanë vuajtur shumë mungesën e suedezit në sulm dhe do të detyrohen të bëjnë pa të në supersfidën Milan-Juventus, që është një përballje direkte për vendin e parë në klasifikim. Megjithatë lajme të mira vijnë tek “djajtë”, pasi mesfushori Bennacer është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. /Insajderi.com