
Sri Lanka ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt ndalimit të burkës dhe mbulesave të tjera të fytyrës në publik, për shkak të sigurisë kombëtare.
Ministri i Sigurisë Publike Sarath Weerasekara i tha BBC se ai kishte nënshkruar një urdhër kabineti i cili tani ka nevojë për miratimin e parlamentit.
Zyrtarët thonë se ata presin që ndalimi të zbatohet shumë shpejt.
Masa vjen gati dy vjet pas një vale sulmesh të koordinuara ndaj hoteleve dhe kishave të Dielën e Pashkëve.
Bomba vetëvrasëse shënjestruan kishat katolike dhe hotelet turistike, duke vrarë më shumë se 250 njerëz në Prill 2019. Grupi militant “Shteti Islamik” tha se kishte kryer sulmet. /Insajderi.com