Stacey Abrams, gruaja meritore për suksesin e Biden në Georgia

Për vite me radhë, Abrams u ka thënë demokratëve se Goergia mund të bëhet një nga vendet “e luhatshme” dhe se ka shumë potencial për t’ua marrë Republikanëve që e kanë fituar prej vjetësh.

Stacey Abrams, gruaja meritore për suksesin e Biden në Georgia

Shumë veta në Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, besojnë që Stacey Abrams, i ka meritat kryesore për përformancën e mirë të Joe Biden në Georgia, ku tashmë ka kaluar në epërsi me rreth 1000 vota në raport me Donald Trump-in, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Nga kampanja e Biden e kishin bërë të qartë se të dhënat e tyre tregonin që një nga mënyrat se si mund të fitojnë zgjedhjet është edhe për mes fitores në Goergia.

Prandaj pikërisht në Goeriga demokratët dërguan njerëzit më të mirë për tubime, përfshirë edhe ish-presidentin, Barack Obama.

Gjithsesi, për vite me radhë, Abrams u ka thënë demokratëve se Goergia mund të bëhet një nga vendet “e luhatshme” dhe se ka shumë potencial për t’ua marrë Republikanëve që e kanë fituar prej vjetësh.

Ajo vetë kishte dështuar të zgjedhet guvernatore në vitin 2018, por më pas kishte filluar një iniciativë për edukimin e qytetarëve rreth rëndësisë së votimit dhe kishte punuar që të rritet numri i qytetarëve që regjistrohen për të votuar, sidomos në pjesët e komuniteti me ngjyrë.

Puna e Abrams nuk ka shkuar huq. Tashmë ka gjasa reale që nga kuq, të kthehet në blu Goergia, pas shumë vjetësh.

Gjithashtu demokratët e kanë vënë në sipërfaqe punën e Abrams dhe po e vlerësojnë lartë ndikimin e saj në fitoren potenciale në Georgia./Insajderi.com