
Me numrin 14 mbi shpinë, Johan Cruyff revolucionarizoi futbollin dhe shkroi me germa të arta historinë e Ajaksit.
Prandaj, klubi nga Amsterdami ka vendosur ta nderojë legjendën holandeze që u nda nga jeta më 24 mars të këtij viti.
“Harkëtarët” do ta quajnë “Johan Cruyff” stadiumin e tyre, që aktualisht mban emrin “Amsterdam Arena”.
Drejtuesit e Ajaksit janë në bisedime me familjen Krujf, e cila nuk dëshiron emrin e ndonjë sponsori përkrah atij të Johanit në të ardhmen.