Kryesia e klubit të Llapit në bashkëpunim me FFK-në, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me “pamje evropiane”, duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral, shkruan Insajderi.
Kryesia e klubit nënshkroi kontratë me një kompani turke e cila është e licensuar nga UEFA dhe FIFA.
Kjo kompani merret me ndërtimin e fushave dhe me mirëmbajtjen e të gjitha fushave në Superligën turke.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra llapjane përmes rrjetit social “Facebook”.
Me këtë investim, Llapi plotëson kushtet e UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane./insajderi.com