
Arsene Wenger ka udhëhequr Arsenalin e tij në stadiumet më të famshme të gjithë Europës, gjatë dy dekadave të kaluara në krye të skuadrës londineze, por kur e pyesin për impiantin e preferuar prej tij, francezi zgjedh pa dyshim “Anfield Road” të Liverpool, patjetër i ndikuar nga kënga e tifozëve “You’ll Never Walk Alone”.
Wenger pranon se “Highbury” ishte stadiumi i tij i preferuar, derisa skuadra e Arsenal kaloi në “Emirates Stadium” në vitin 2006, por historia dhe atmosfera në “Anfield Road” e ngjit këtë stadium në vendin e parë të preferencave për “profesorin”.
Arsene Wenger deklaroi: “Stadiumi im i preferuar ka të bëj me ndjesitë që të japin tifozët e Liverpool. Kënga “You’ll Never Walk Alone”, përpara ndeshjeve, është më vete në pjesë e historisë së klubit, pjesë e historisë së këtij stadiumi legjendar në Angli. Më parë, i tillë ishte “Highbury”, kishte një shpirt të veçantë si stadium, ndërsa tani kanë mbetur vetëm Everton, Liverpool dhe Newcastle. Futbolli nuk është më si 30 vjet më parë, si pasojë e përmirësimit të lojës dhe stërvitshmërinë, por pasioni dhe shpirti i tifozerisë në stadiume si “Anfield” nuk do të ndryshojë kurrë.”
Arsene Wenger e humbi ndjen e parë në “Anfield” në nëntor 1996 me rezultatin 4-2 dhe iu desh të udhëtonte edhe 6 herë të tjera në Liverpool derisa të gjente suksesin e parë, i cili erdhi në vitin 2001. Në total, Arsenali ka fituar 7 nga 23 ndeshje të luajtura në “Anfield” me Wenger në stol, ka barazuar shtatë të tjera dhe ka humbur në 9 ndeshje. “Topçinjtë” kanë shënuar 38 gola në “Anfield” dhe ka pësuar 45. Ndeshja e ardhshme mes tyre në këtë impiant do të jetë më 4 mars.