Stafi i restorantit përdhunon mysafiren – i hedhin substanca narkotike në pije

Stafi i restorantit përdhunon mysafiren – i hedhin substanca narkotike në pije

Një nënë britaneze, 50-vjeçare është përdhunuar nga pesë punonjësit e hotelit, gjatë pushimeve në Sorrento.

ADN-ja e dy burrave të akuzuar për përdhunimin e një gruaje britanike në Itali u gjet nën thonjtë e saj pasi ajo u përpoq t’i luftonte ata.

Të dy burrat, Antonino Miniero dhe Francesco Ciro D’Antonio, janë midis pesë burrave të akuzuar për sulmin ndaj britanikes 50-vjeçare në Meta di Sorrento në vitin 2016.

Vejusha britanike, e cila ka dashur të jetë anonime për arsye sigurie, dyshohet se kishte gjurmë të qelizave të lëkurës nën thonjtë e saj, në shpinë dhe në kapëset e të brendshmëve të saja.

Gruaja britanike kishte udhëtuar në qytetin bregdetar me vajzën e saj 26-vjeçare pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Ajo  pretendon se punonjësit kishin hedhur drogë në pijen e saj në natën e fundit të pushimeve të tyre në bregdetin turistik në jug të Napolit, dhe e kishin përdhunuar atë.

Antonino Miniero, Gennaro Davide Gargiulo, Raffaele Regio, Francesco Ciro D’Antonio dhe Fabio De Virgilio, të identifikuar në fotot e publikuara në mediet italiane, të gjitha mohojnë përdhunimin, duke pretenduar se seksi ishte me pajtimin e saj.

Banda e punëtorëve u kap nga policia pasi ata ndan videot e sulmit në një grup ËhatsApp.

Prokurorët thonë se viktima është marrë në një dhomë afër pishinës, ku ajo u përdhunua disa herë nga burrat para se të ktheheshin në dhomën e saj në Hotel Alimuri.

Ajo ishte në pushime me vajzën e saj për të marrë veten pak nga vdekja e burrit të saj dhe ishte aq tronditur se nuk i tha policisë se çfarë ndodhi derisa ajo u kthye në shtëpi në Kent, Angli.

Gruaja raportoi sulmin ndaj policisë në Kent, kur ajo u kthye dhe mostrat e ADN-së dhe testet e drogës u dërguan tek hetuesit italianë.

Ata zbuluan një nivel të lartë të drogës së përdhunimit të llojit GHB, por avokatët e pesë të pandehurve pohojnë se viktima ishte në qetësues pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Duke folur në gjyq muajin e kaluar, vajza tregoi rastin ku edhe ajo besonte se pija e saj ishte e droguar gjithashtu.

Ajo tregoi për rastin ku stafi i restorantit ishin treguar të sjellshëm dhe i kishin ofruar atyre pije,

Ajo tha se pas pijes ishte ndjerë e sëmurë dhe  kishte shkuar në tualet, por kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur nënën në restorant.

Ajo kishte mësuar për rastin kur ishin duke u kthyer në shtëpi. Të pesë njerëzit i mohojnë akuzat kundër tyre. Gjyqi vazhdon.