Start i suksesshëm i Norës – duhet ta shikoni si e kapi kundërshtaren

Start i suksesshëm i Norës – duhet ta shikoni si e kapi kundërshtaren

Nora Gjakova ma sukses ka nisur garimin në Kampionatin Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Tel Aviv. Garuesja e Kosovës në luftën e saj të parë ka fituar me ippon ndaj kundërshtares nga Azerbaixhani Ichinkorloo Munkhtsedev. Nora në fakt në shansin e parë që iu dha e përfundoi luftën, që zgjati më pak se dy minuta, pasi arriti të kapë kundërshtaren në atë mënyrë që me të dyja këmbët ia shtrëngoi kokën. Munkhtsedev nuk ishte në gjendje të lëvizë ose të nxirret nga ajo kapje dhe Nora kushti u plasua në xhiron e dytë të evropianit, ku për kundërshtare do ta ketë fituesen e luftës midis Acelya Toprak të Britanisë së madhe dhe Viktoria Majorsova të Sllovakisë.

Shikoni foton e çastit vendimtar të luftës.