Statistikat dhe aftësitë e jashtëzakonshme të Neymar ndaj Atalanta – MOTM e dhuron tek bashkë lojtari i tij

Statistikat dhe aftësitë e jashtëzakonshme të Neymar ndaj Atalanta – MOTM e dhuron tek bashkë lojtari i tij

Mbrëmë, Paris Saint-Germain, ka mposhtur Atalanta-s, duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me fituesin e duelit, RB Leipzig vs Atletico Madrid.

Braziliani, Neymar, ishte ndër lojtarët kryesor të ndeshjes, duke arritur statistika të jashtëzakonshme. Ai ishte i pari në çdo statistikë të ndeshjes, raporton Insajderi.

Neymar, ishte fauluar plotë nëntë herë gjatë ndeshjes, më së shumti nga të gjithë. Ai ka bërë gjashtë goditje drejt portës dhe ka krijuar tre raste për gol.

Në fund të ndeshjes, ai u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”(MOTM), por ai nuk e pranoi çmimin, duke ia dhuruar bashkë lojtarit të tij, Choupo-Moting, i cili shënoi golin e fitores, në minutën e 93’./Insajderi.com.