Statistikat e “çmendura” të Xhakës me kartonët e kuq

Mesfushori me origjinë kosovare, Granit Xhaka, është vënë në pikëpytje rreth disiplinës së tij në fushën e lojës. Futbollisti i Arsenalit është njëri nga futbollistët që pranon më së shumti kartonë në tërë Evropën.

Statistikat e “çmendura” të Xhakës me kartonët e kuq

Arsenali dukej se kishte situatën në kontroll në ndeshjen ndaj Swanseat këtë fundjavë, derisa një karton i kuq i pranuar nga mesfushori i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, ia bëri gjërat më të mundimshme skuadrës së Arsene Wenger.

Një ndërhyrje e rëndë ndaj Moudou Barrow ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën në fanellën e Arsenalit, por ishte i teti për klubet dhe kombëtarën që nga sezoni 2013-14.

Mirëpo, “Topçinjtë” reaguan shpejtë në mbrojtje të transferimit të tyre të verës, duke sqaruar se incidenti nuk meritonte një karton të kuq, shkruan Daily Mail, raporton Insajderi.

Ishte trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ai i cili tha se ndërhyrja e Xhakës nuk ishte për karton të kuq.

Wenger ka thënë se mesfushori i Zvicrës duhet të mësojë nga ky gabim dhe të mos e përsërit atë sërish.

Tani e ka Wenger në dorë mesfushorin, dhe disiplina e tij duhet të ndryshojë nëse dëshiron të stabilizojë vetën tek skuadra nga Londra Veriore.

Kartonët e kuq të Xhakës në tri stinoret e fundit:

Freiburg 4-2 Monchengladbach (19 prill, 2014)

Monchengladbach humbi ndeshjen pas një kartoni të kuq që Xhaka e mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje në futbollistin gjerman të Freiburgut, Felix Klaus.

ars

Borussia Monchengladbach 1-3 Eintracht Frankfurt (22 nëntor, 2014)

Xhaka pranoi një karton të dytë të verdhë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit, pas një goli të anuluar të tij nga ana e gjyqtarit.

arse

Borussia Monchengladbach 2-3 Sevilla (26 shkurt, 2015)

Sevilla fitoi një ndeshje “triller”, pasi ylli i skuadrës vendase, Granit Xhaka, mori një karton të dytë të verdhë në fazën e fundit të takimit – rezultati në ato momente ishte 2-2.

gara

Werder Bremen 2-1 Borussia Monchengladbach (30 gusht, 2015)

Shpresat e Monchengladbach-ut për të marrë një pikë nga Werder Bremen u shuan pas një kartoni të kuq që Xhaka e mori në këtë sfidë.

garu

Borussia Monchengladbach 0-0 Ingolstadt (7 nëntor, 2015)

Një tjetër karton i kuq i marrë nga mesfushori kosovar në fund të takimit në sfidën ndaj Ingolstadt-it që mbylli një seri të suksesshme të fitoreve për skuadrën e tij.

lop

Borussia Monchengladbach 3-2 Darmstadt (20 dhjetor, 2015)

Kapiteni i Monchengladbach vitin e kaluar, u bë futbollisti më i ri në histori të Bundesligës që u përjashtua nga loja 5 herë brenda një stinori.

laku