Statistikat e plota të ndeshjes Kosovë 2-2 Danimarkë

Statistikat e plota të ndeshjes Kosovë 2-2 Danimarkë

Kosova nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 me Danimarkën, të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Ishte një miqësore, por shpeshherë u duk sikur një ndeshje kompetitive me angazhimin e treguar nga “Dardanët” në fushë, shkruan Insporti.

Kosova e pati dy herë epërsinë me anë të golave nga Amir Rrahmani dhe Bersant Celina në minutat 42′ dhe 66′, por penalltia e Christian Eriksenit në minutën e 63-të dhe goli në kohën shtesë i Pierre-Emile Hoejbjerg i siguruan një barazim me fat danezëve.

Kosovarët treguan një paraqitje mjaft solide, sidomos në pjesën e parë duke mbyllur intervalin me epërsi 1-0.

Mirëpo, në 45 minutëshin e dytë gjërat paksa u balancuan dhe këtë e tregojnë edhe statistikat që mund t’i shihni më poshtë.