Statistikat e Vedat Muriqit me Fenerbahcen, në këtë sezon

Statistikat e Vedat Muriqit me Fenerbahcen, në këtë sezon

Vedat Muriqi, padyshim që është emri më i përfolur në ligën e Turqisë, për shkak të arritjeve të tij si dhe për interesimet e klubeve të mëdha për shërbimet e tij.

Në këtë sezon, Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë I klubit të Fenerbahce, me 15 gola e 6 asiste, në 31 paraqitje të tij, duke mos përfshirë edhe golat në kupën e turqisë Insajderi.com.

Ekipet si Tottenham dhe Lazio janë më të interesuarat për shërbimet e tij, por sot media turke Sabah, ka dhënë lajmin se ekipi anglezë, WBA ka bërë një ofertë konkrete me 22 milion euro tek Fenerbahce. Trajneri i kësaj skuadre, është kroati,  Slaven Bilic dhe vet ai e ka kontaktuar sulmuesin kosovarë, për ta bindur që të pranojë ofertë e tyre./Insajderi.com.