25 gola janë shënuar në ndeshjet e javës 27 në Superligën e Kosovës në futboll, përballje që u zhvilluan të dielën dhe hënën.
Drenica – Trepça ’89 prodhoi më së shumti gola, ku ekipi mitrovicas fitoi 4:2.
Në ndeshjen Prishtina – Feronikeli u arritën disa statistika fantastike të tre futbollistëve.
Ahmed Januzi është golashënuesi më i mirë i Superligës me 13 gola, aq shënime i ka edhe Arb Manaj i 89shit.
Otto John realizoi golin e nëntë për ekipin bardh e kaltër në vetëm tetë ndeshje.
Armend Thaqi ka bër asistimin e 13-të këtë sezon në ndeshjet e Superligës dhe Kupës me Prishtinën, duke pasur sezonin më të mirë deri tash në karrierë.
Tabelës pas 27 ndeshjeve i prinë Drita.
Insajderi.com