Statistikë e re nga Vuhani: Edhe 1.290 viktima të koronavirusit

Zyrtarët e Vuhanit, qyteti në të cilin shpërtheu pandemia e koronavirusit, kanë korigjuar numrin e atyre të cilët kanë vdekur nga virusi COVID-19 dhe kanë shtuar edhe 1.290 viktima.

Statistikë e re nga Vuhani: Edhe 1.290 viktima të koronavirusit

Me këtë shifër, numri i viktimave është rritur nga 2,579 në 3,869, përkatësisht për 50 për qind.

Autoritetet thanë se rishikimi është bërë për të adresuar disa vonesa dhe raportime të gabuara.

Vdekjet shtesë janë raste që u raportuan “gabimisht” ose u humbën plotësisht, thanë autoritetet.

Siç shkruan CNN, Kina këtë javë është përballur me presion më të madh të SHBA që të raportojnë në mënyrë sa më transparente mbi pandeminë e koronavirusit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, me rishikimet e marra në konsideratë, Kina zyrtarisht ka mbi 83,700 të infektuar me koronavirus dhe mbi 4,600 viktima.

Ekspertët kanë vënë në dyshim infeksionet dhe vdekjet e raportuara nga Kina, duke vlerësuar se shifrat janë shumë të ulëta dhe jo të besueshme.

Ata gjithashtu kanë thënë se Qeveria e Kinës ka hezituar, veçanërisht në fillim, të raportojë rastet dhe shkallën e shpërthimit./Insajderi.com.