Statuja e Black Lives Matter largohet një ditë pasi është vendosur

Statuja e Black Lives Matter largohet një ditë pasi është vendosur

Një skulpturë e lëvizjes “Black Lives Matter” në Bristol u largua nga vendi 24 orë pasi u vendos.

Skulptura tregon figurën e Jen Reid, një protestuese e skalitur me grushtin e ngritur lartë, raporton TheGuardian, shkruan Insajderi.

Zëdhënsja e konsulatës të qytetit të Bristol tha: “Këtë mëngjes ne e zhvendosëm skulturën sepse do të e vendosim në muze që artisti të mbledh apo të marr donacione për koleksionin tonë.”

BBC Bristol raporton që artisti Marc Quinn do të ngarkohet me shpenzimet e largimit të statujës.

Ndërsa të dy artistët, Jen Reid dhe Marc Quinn thanë se të gjitha të ardhurat që do të përfitohen do të dhurohen për bamirësi, përkatësisht për të përmirësuar mësimet për historinë e njerëzve me ngjyrë./Insajderi.com