Stefano Pioli ka besim të madh se Rafael Leao do të shkëlqejë në sezonin e ardhshëm

Stefano Pioli ka besim të madh se Rafael Leao do të shkëlqejë në sezonin e ardhshëm

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka lavdëruar lojtarin sulmues të tij, Rafael Leao, duke thënë se ai pret edhe më shumë nga ai në të ardhmen.

“Unë pres shumë nga ai në sezonin e ri dhe ka shumë gjasa që ai do të shpërthejë me këtë formë që po kalon” tha Pioli, trasnmeton Insajderi.

“Është mirë të kemi një sulmues që shënon mbi 25 gola, pasi nga aty mund të vërehet forma e një skuadre të unifikuar dhe që punon shumë” përfundoi trajneri i Milan.

Rafael Leao ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 7 gola për ekipin e Milan./Insajderi.com.