Lajme të këqija kanë ardhur për trajnerin e Manchester City, Manuel Pellegrini, pas lëndimit të Raahem Sterling-ut.

Ekzaminimet mjekësore treguan se dëmtimi i mesfushorit anglez, Raheem Sterling është më serioz seç dukej, njofton tabloidi Daily Mirror.
21-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe koha e rikuperimit është rreth 8 javë. Kështu 62-vjeçari duhet të improvizojë për repartin e avancuar pasi Sterling do të mungojë jo pak.
Me këtë lëndim mesfushori anglez rrezikon seriozisht edhe mos-paraqitjen e Kampionatit Evropian që zhvillohet këtë vit në Francë. /Insajderi.com