Kosova ka nisur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë, derisa në stërvitje me grupin janë bashkuar edhe Valon Berisha dhe Samir Ujkani. Të dy lojtarët kanë qenë në dyshim për ndeshjen e nesërme, mirëpo kanë kaluar lëndimet.
Djelmoshat e përfaqëesues së Kosovës janë duke u stërvitur në “Loro Boriçi”, e fundit para ndeshjes me Turqinë, që do të zhvillohet në këtë stadium nesër nga ora 20:45.
Valon Berisha është duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, ashtu si edhe portieri, Samir Ujkani dhe pritet të jenë të gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Turqisë.
Pas kësaj stërvitje, trajneri Albert Bunjaki, do të dalë në konferencë për media për të folur për sfidën me Turqinë.
[arve url=”https://streamable.com/s/mkllt/kkofux” /]