Stjuardezët këshillohen të veshin pelena gjatë orëve të punës

Stjuardezët këshillohen të veshin pelena gjatë orëve të punës

Shoqëruesit e fluturimit në Kinë këshillohen të mbajnë pelena në mënyrë që të shmangin infeksionet COVID-19 – duke i ndihmuar ata të shmangin banjën e avionit, sipas udhëzimeve të reja të linjës ajrore, shkruan.

Mbathjet dhe pajisjet e tjera mbrojtëse personale – maska, syze, mbulesa këpucësh – janë në një listë të rekomandimeve për ekuipazhin e fluturimit në fluturimet drejt dhe nga vendet me rrezik të lartë, njoftoi CNN, transmeton Insajderi.

Këshilla vjen pasi një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në gusht zbuloi se Coronavirusi mund të përhapet në aeroplanë, madje edhe midis pasagjerëve asimptomatikë.

Në fund të marsit, një pasagjer në bordin e një fluturimi nga Milano, Itali, për në Seul, Koreja e Jugut, kontraktoi virusin pavarësisht se kishte vënë një maskë N95 kudo në aeroplan – përveç banjës.

Studiuesit thanë se pasagjeri – i cili ishte ulur tre rreshta përpara pasagjerëve asimptomatikë – përdori të njëjtën tualet me një nga pasagjerët e infektuar dhe se ishte “shumë e mundshme” se aty u infektua. /Insajderi.com