Stojanovski: I bindur për fitore ndaj Kosovës

Stojanovski: I bindur për fitore ndaj Kosovës

Sulmuesi I përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Vlatko Stojanovski, që luan në ligën e dytë të Francës, ka shprehur optimizmin e tij se ndeshja ndaj Kosovës, do të përfundojë në të mirë të shtetit të tyre.

“Ju të gjithë mund të prisni që lojtarët të japin më të mirën, sepse të gjithë e dini se çfarë do të thotë kjo ndeshje si për veten tonë ashtu edhe për vendin tonë”, tha fillimisht ai, transmeton Insajderi.

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë besoj në një fitore kundër Kosovës”, tha ai, i bindur se Meqedonia do të dali fituese nga ky takim.

“Ne kemi tre ditë në dispozicion, për të bërë një analizë të mirë të kundërshtarit dhe ne duhet të përdorim dobësitë e kundërshtarit për të arritur triumfin e dëshiruar”, përfundoi ai.

Kosova do të takohet me Maqedoninë të enjten me 8 tetor në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it të Ligës së Kombeve./Insajderi.com.