Stoke fiton një pikë, por a iu mor Liverpoolit fitorja nga gjyqtarët (VIDEO)

Stoke fiton një pikë, por a iu mor Liverpoolit fitorja nga gjyqtarët (VIDEO)

Takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Stoke Cityt ka përfunduar pa gola dhe ekipi i Xherdan Shaqirit në këtë ndeshje fitoi një pikë, që mund të jetë shumë e vlefshme në tentime te këtij ekipi për të mbetur në Premier Ligë.

Sidoqoftë, ajo që ka shkaktuar debate dhe polemika të mëdha në rrjete sociale është cilësia e gjykimit në këtë ndeshje.

Në pjesën e parë Liverpoolit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje. Në fund të pjesës së dytë ndërkaq, Erik Pieters i Stoke City luajti me dorë në zonën e vet të rreptësisë, por gjyqtari nuk akordoi penallti për vendësit, duke shkaktuar edhe reagime të shumta në lojtarëve në fushë.

Shikoni videot nga rastet kontestuese.