Strakosha humbi vendin e titullarit te Lazio, Tare mendon zëvendësimin e portierit shqiptar

Strakosha humbi vendin e titullarit te Lazio, Tare mendon zëvendësimin e portierit shqiptar

Situata është përmbysur tërësisht brenda një sezoni për Tomas Strakoshën. Portieri shqiptar tashmë ka kaluar një zgjedhje e dytë për trajnerin Inzaghi, i cili gjen më tepër besim te duart e Pepe Reinas, njofton Insajderi.

Humbja e vendit të titullarit nga një gardian 39 vjeçar, që në fillimet e tij erdhi me qëllimin për të rritur më tepër cilësitë e Strakoshës, ka nxitur nervozizmin e Strakoshës.

Ky i fundit pak kohë më parë braktisi edhe stërvitjen me klubin për këtë shkak. Por te Lazio duket se i është sosur durimi me skenat e portierit të Kombëtares ‘kuqezi’ dhe menjëherë kanë nisur të shohin se çfarë ofron tregu i lojtarëve.

“Il Messagero” bën me dije se Igli Tare ka piketuar zëvendësuesit e Strakoshës. Drejtori sportiv shqiptar ka qenë gjithnjë në mbrojtje të patriotit të tij, por tashmë është pajtuar me drejtuesit e skuadrës. Lorenzo Montipo i Beneventos dhe Anatoli Trubin janë dy emrat që pëlqehen nga Tare për t’i veshur ‘bardhekaltër’. /Insajderi.com