Strakosha ironizon me gjyqtarin: Faleminderit për penalltinë inekzistente

Strakosha ironizon me gjyqtarin: Faleminderit për penalltinë inekzistente

Skuadra e Lacios nuk e priti aspak mirë vendimin e arbitrit Masa, i cili akordoi 11-metërsh në fundin e ndeshjes në favor të Fiorentinës.

Babakar ndëshkoi Strakoshën dhe ky i fundit nuk nguroi që pas sfidës të bënte ironi me arbitrin.

“Faleminderit shumë për penalltinë inekzistente”, ishte shkrimi i Strakoshës në profilin e tij në “Instagram”.

Penallti, që i prishi mbrëmjen, pasi portieri i Kombëtares shqiptare ishte një nga më të mirët në fushën e lojës dhe ndihmoi skuadrën të mbante rezultatin 1-0 deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Strakosha u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane, ndërsa te penalltia nuk ia doli të ndalë kundërshtarin.