Thomas Strakosha është lënduar përsëri dhe nuk u grumbulla nga trajneri Inzaghi në ndeshjen ndaj Parmës, e cila u fitua nga Lazio. Futbollisti shqiptar mori një dëmtim në muskulin e këmbës në përballjen e kaluar ndaj Fiorentinës dhe për këtë arsye do t’i nënshtrohet një trajtimi të ri mjekësor, njofton Insajderi
Lajmin e ka bërë të ditur faqa zyrtare e klubit të Lazios, e cila nuk ka deklaruar kohënzgjatjen e saktë të mungesës së gardianit kuqezi. “Thomas Strakosha pësoi një tërheqje muskulare në pjesën e djathtë të femurit të kofshës gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës. Ai menjëherë iu nënshtrua trajtimir mjekësor dhe do të monitorohet në ditët në vijim për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit.”- shkruhej në deklaratën e klubit lacial.
Pavarësisht se nuk dihet për sa kohë do të rikthehet në fushën e lojës, mund të thuhet se Strakosha e ka humbur derbin ndaj Romës në takimin e ardhshëm. /Insajderi.com