
Streetball Kosova këtë vit do të zhvillojë edicionin e 22-të me radhë.
Agon Fehmiu, organizator i këtij eventi në një konferencë për media ka bërë të ditur detajet për zhvillimin e kësaj gare, raporton Shqip.com.
Këtë vit, Fehmiu ka bërë të ditur se në kuadër të këtij aktiviteti do të nderohet legjenda e basketbollit i cili humbi jetën tragjikisht, Kobe Bryant.
Por, ndeshje do të zhvillohet edhe për ish-kapitenin e Prishtinës, Edmond Azemi.
“Garat do të mbahen të premten, dhe fillojnë në ora 16:00 në sheshin ‘Skënderbeu’. Marrin pjesë 12 klube të ndara në katër grupe sipas sistemit të FIBA-së”.
“Do të ketë edhe një ndeshje të ‘Meraklive të Streetball’. Jemi në prag të 24 gushtit. Numrin 25 dhe tetë i ka bartur Kobe Bryant dhe më 24 gusht do të zhvillohet një turne në kujtim të tij, edhe ne do ta shënojmë këtë datë”.
“Do të vazhdojmë me duelin e streetbollisteve. Do ta nderojmë edhe Edmond Azemin pas pensionimit, me ndeshjen VIP”.
“Edo do të luaj. Edicionin sivjet do ta mbajmë krye këput me ekipe kosovare. I kemi kufizuar me pjesëmarrje ekipet tjera”.
“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e sportit, e sidomos produktet tona. Jemi përkrahës i eventeve të ndryshme në Evropë”, ka përfunduar Fehmiu.
Streetball Kosova për herë të parë filloi të luhej në Kosovë në vitin 1999./Insajderi.com