
Kevin Strootman rikthehet në Serinë A. Mesfushori holandez, i cili në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Marseille në Francë, do të rikthehet në Itali, aty ku do të luajë për fanellën e Genoas, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Sky”, marrëveshja është arritur dhe Strootman do të kalojë te klubi xhenovez në formën e huazimit. Në hënën do të kryhen vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i lojtarit.
Strootman është një njohës i mirë i kampionatit italian, teksa ka qenë më përpara edhe pjesë e Ropmës, me të cilët ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera. /Insajderi.com