Struga dhe Shkëndija ndajnë pikët, Renova fiton ndërsa Shkupi barazon

Struga dhe Shkëndija ndajnë pikët, Renova fiton ndërsa Shkupi barazon

Gjatë ditës së diele, Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ka vazhduar me javën e 13-të kampionale, ku ekipet shqiptare, tre prej tyre kanë barazuar ndërsa vetëm renova ka shënuar fitore, njofton Insajderi.

Ndeshja mes Strugës dhe Shkëndijës, është mbyllur në barazim 1:1, ku të parët kaluan në epërsi nikoqirët me anë të Ristevskit (12’), më rezultat minimal për vendasit u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga Tetova barazuan rezultatin me sulmuesin veteran, Besart Ibraimin (76’), që doli të ishte edhe goli i fundit në ndeshje.

Në ndeshjen tjetër, Shkupi ka barazuar si mysafir i Makedonija GjP, duke luajtur me rezultat të bardhë 0:0.

Ndërsa, Renova ishte i vetmi ekip shqiptar, që arkëtoi tre pikë nga kjo javë. Renova ka mposhtur në shtëpi ekipin e Borec me rezultat 1:0, me golin e shënuar në fundin e takimit nga Remzi Selmani.

Në radhitjen tabelore, vazhdon kryesimin Shkëndija me 27 pikë, Shkupi ka 25 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë, ndërsa Struga ka 20 pikë dhe ndodhet e katërta, e sa i përket Renovës, ata ndodhen në vendin e 10 në tabelë me 11 pikë. /Insajderi.com