Studentët e NewYork University postojnë ushqimet e varfëra që i kanë marrë gjatë karantinës

Studentët e NewYork University postojnë ushqimet e varfëra që i kanë marrë gjatë karantinës

Universiteti i New York ka kërkuar falje dhe u ka dhënë kartela dhuratë studentëve pasi janë ankuar për shujtat me kalori të varfëra që i kanë marrë përderisa kanë qenë në karantinë në konvikte.

Ligjërata në këtë universitet nuk fillojnë deri më 2 shtator, por studentëve që vijnë nga vendet e tjera u kërkohet të izolohen për dy javë, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Përderisa studentët janë të mbyllur në dhomat e konvikteve, universiteti u zotua të shërbejë shujta të shëndetshme, 3 herë në ditë dhe ndonjë ëmbëlsirë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për ankesat e tyre, të cilat janë të qëlluara”, tha universiteti në një deklaratë online. “Sigurimi i ushqimit është një gjë që nuk e kemi bërë kurrë më parë.”

Në NYU janë rreth 2600 studentë të karantinuar.

Ricardo Sheler, është një student i vitit të parë, që është duke përjetuar shumë gjëra për herë të parë, përfshirë ushqimin e dobët që i servohet në kampus. Ai tregon që ka vetëm një lavaman në dhomën e tij, prandaj të pregatisë vetë, nuk është opsion.

Atij i është dhënë një shujtë në të cilën thuhej që ishte sallatë Caesar e pulës, por brenda saj kishte vetëm patate, një mollë, balsam ufulle dhe gjalpë.

“Në fillim mendova se kisha bërë përzgjedhjen gabim, por pastaj e kuptova se asnjë lloj përzgjedhje nuk mund të përfshintë përbërës të tillë”, tregon Sheler.

Sheler postoi një video në TikTok ku tallej me përbërësit e ushqimit.

“Për ne është e rëndësishme, që ushqimi të jetë i duhuri, por ne jemi të zhgënjyer me mengjamentit e “Chartwells” (kompania ushqimore) për përzgjedhjen e ushqimeve, mirëpo jemi duke e përmirësuar situatën sa më shpejtë”.

Meredith Rosenberg, zëdhënëse e Chartwells, i tha CNN në një deklaratë që nuk kishte arsyetim për atë që kishte ndodhur.

“Studentët janë në një situatë aspak ideale dhe ndihemi shumë keq që shujtat e tyre nuk janë dërguar me kohë, nuk ishin në rregull dhe së shumë prej tyre nuk ishin të mjatueshme dhe të ushqyeshme”./Insajderi.com