Studenti briliant masakron familjen, zbulohet arsyeja

Studenti briliant masakron familjen, zbulohet arsyeja

Policia ruse ka njoftuar se një student 16 vjeç, brilant në mësime, me thuajse të gjitha notat A, vrau të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Timur Kimaletdinov, nga Rusia, masakroi nënën e tij “të dashur”, motrat binjake katër vjeçe dhe dy gjyshërit në një sulm brutal natën që ka lënë fshatin e tij “të tronditur”.

Djaloshi, që ishte një student shumë i mirë, që vazhdimisht fitonte garat në mësime në rajonin e tij, vrau anëtarët e familjes së tij, në një sulm brutal. Më pas, ai ka vrarë veten, raportojnë mediat lokale ruse.  Ai tha se i donte gjyshërit e tij, e nuk kuptohet pse i ka ekzekutuar ata.

Një shpjegim që ai kishte dhënë më herët, ishte se kishte kryer vrasjet, që çifti të mos ndjente dhimbje për humbjen e të afërmve. Timur i ka dërguar një mesazh shokut të tij, duke i thënë se “vrasjet ishin të lehta”. Timur ishte konsideruar si “krenaria e familjes së tij”, falë akademizmit të tij të pashoq.