
Në bazë të studimit të kryer nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit është raportuar se vaksina e kompanisë amerikane ‘Pfizer’, ka efekt 95 për qind kundër COVID-19, transmeton insajderi.
Mjeku përgjegjës në Maccabi të Izraelit tha në deklaratë se 602 mijë njerëz që ishin në provë të vaksinës doli efektive 95 për qind, e publikuar nga faqja izraelite e lajmeve, Ynet.
Pothuajse 44 për 9.1 milion qytetarë në Izrael kanë marrë një vaksinë ‘Pfizer’, duke e bërë në këtë vend studimin më të madh në botën reale të efikasitetit të tij.
Të mërkurën, Clalit, përgjegjësi më i madh i kujdesit shëndetësor në Izrael, raportoi një rënie prej 94 për qind të rasteve simptomatike COVID-19 midis 600 mijë njerëzve që kishin marrë të dy dozat ‘Pfizer’. /Insajderi.com