Studimi: Apple Watch mund të identifikojë sëmundjet e zemrës

Studimi: Apple Watch mund të identifikojë sëmundjet e zemrës

Hulumtuesit Amerikanë thanë ditën e Enjte se ora inteligjente Apple Watch ka arritur me sukses të identifikojë probleme të zemrës si fibrilacioni atrial, lloji më i zakonshë i rrahjeve të çrregullta të zemrës.

Gjetjet e publikuara në gazetën New England Journal of Medicine, vinë ndërsa kompanitë teknologjike kanë filluar të bashkëpunojnë me prodhuesit e ilaçeve për të grumbulluar sasi të mëdha të dhënash në kohë reale për individët.

Në fillim të muajit Google bleu Fitbit për 2.1 miliardë dollarë pas aleancës së këtij të fundit me prodhuesin e ilaçeve Bristor-Myers Squibb dhe Pfizer për të zhvilluar teknologjinë e tyre që zbuluan fibrilacionin atrial.

Studimi i realizuar nga Shkolla e Mjekësisë pranë Universitetit të Stanford testoi skanerin e rrahjeve të zemrës dhe algoritmin e tij në mbi 400,000 individë për 8 muaj.

Gjatë studimit vetëm 0.5% e tyre morën paralajmërime se kishin një puls jo të rregullt. Prej këtyre 34% u gjetën se kishin një fibrilacion atrial nga EKG.