Studimi: Autopsitë e viktimave COVID-19 detektojnë virusin në bebet e syve

Studimi: Autopsitë e viktimave COVID-19 detektojnë virusin në bebet e syve

COVID-19 është zbuluar në bebet e syve të pacientëve që kanë vdekur nga sëmundja, thotë një studim i ri, njofton Insajderi.

Studiuesit nga “Qendra për Vizion dhe Hulumtime Bankare të Syve” në Eversight, Ohio, kryen autopsi për të vlerësuar indin e syve të 10 njerëzve që dolën pozitivë për virusin pasi ata vdiqën, sipas një raporti këtë muaj në “medRxiv”

Nga 20 sytë e rikuperuar nga grupi, studiuesit gjetën prova të gjenomit së SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Studimi, i cili nuk është rishikuar nga kolegët, zbuloi një “prevalencë të vogël, por të rëndësishme për syrin dhe SARS-CoV-2 në indet okulare të pacientëve me COVID-19”, siç janë kornea e pasme dhe e përparme, të cilat janë zona sipërfaqësore të syve.

Virusi u zbulua gjithashtu në konjuktivën, indin që vijëzon pjesën e brendshme të qepallave dhe qelqin, lëngun si xhel që mbush syrin, thanë studiuesit. /Insajderi.com

Burimi: New York Post