Studimi i Bekos zbulon përkushtimin evropian për të shpëtuar planetin

Studimi i Bekos zbulon përkushtimin evropian për të shpëtuar planetin

Stamboll, 24 qershor 2021 – Beko, marka kryesore në botë e pajisjeve shtëpiake, ka kryer një studim në tërë *Evropën mbi pikëpamjet dhe preokupimet e njerëzve në lidhje me të jetuarit duke mbrojtur mjedisin, si dhe për vetëdijen mbi efektet individuale që ata kanë në mjedis. Studimi ka zbuluar një besim të fortë në fuqinë e individit për të bërë ndryshimin në të ardhmen e planetit tonë.

Me rritjen e të kuptuarit se sa të ndotur janë detet tona dhe sa burime natyrore po humbasim, të ndihemi të pafuqishëm do të ishte e lehtë, megjithatë shumica dërrmuese e qytetarëve (Mbretëri e Bashkuar 88%, Itali 88%, Spanjë 87%, Gjermani 84%, Francë 78%, Poloni 74%) nga gjashtë vendet e pyetura t mendojnë që është përgjegjësia e tyre personale të bëjnë një ndryshim, duke minimizuar krijimin e mbeturinave, përdorimin ujit dhe energjisë në jetët e tyre të përditshme. Numri i njerëzve që mendojnë se u takon organeve të tjera për ta mbrojtur mjedisin, të tilla si qeveria ose biznesi, ose që mendojnë se nuk mund të bëjnë një ndryshim, është i papërfillshëm.

Studimi, i cili u bë i ditur gjatë shfaqjes online të shtatë pajisjeve shtëpiake ekologjike të Bekos, dëshmoi se dëmtimi i mjedisit nga njerëzit perceptohet si kërcënimi më kritik ndaj një planeti të qëndrueshëm nga të gjithë të anketuarit, ndjekur nga çështja e mbetjeve plastike, pastaj sëmundjet infektive – të cilat as nuk do të ishin pjesë e listës nëse këto pyetje do të ishin bërë dy vjet më parë. Kushtet ekstreme të motit vijnë më pas, të ndjekura nga katastrofat natyrore, kriza e burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit, mbeturinat e ushqimit dhe së fundmi problemi i ujit.

Riciklimi është mënyra më e popullarizuar që njerëzit praktikojnë në shtëpi. Interesante është se ky aktivitet rezulton dukshëm më i lartë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar me 84%, krahasuar me të gjithë të tjerët, me Italinë që vjen më afër me 78% dhe Gjermaninë me 66%.

Kur u pyetën se çfarë tjetër mund të bënin për të mbrojtur planetin, të anketuarit renditën sipas efektivitetit, blerjen e produkteve të qëndrueshme, uljen e mbeturinave të ushqimit, uljen e numrit të udhëtimeve ajrore dhe ngrënjen më pak të mishit. Energjia dhe ushqimi janë dy kategoritë kryesore të rëndësishme ku përdorimi i produkteve që janë miqësore me mjedisin është më i rëndësishëm, me pajisjet shtëpiake që vijnë më pas, para veshjeve dhe udhëtimeve.

Pengesa kryesore për të jetuar duke mbrojtur mjedisin në shtëpi zbulohet se është perceptimi i çmimeve të larta të produkteve të qëndrueshme në të gjitha vendet. Çmimet e larta përmenden më pak në Gjermani krahasuar me vendet e tjera si për produktet FMCG ashtu edhe për ato jo FMCG, ndërsa të anketuarit spanjollë kanë një ndjeshmëri çmimi dukshëm më të lartë për produktet FMCG. Çmimi është faktori më i rëndësishëm që përmendet kur blihet një pajisje shtëpiake, ndërsa jetëgjatësia dhe sa miqësore është ndaj mjedisit vijnë pas. Pavarësisht kësaj, shumica e të anketuarve (IT 88%, ES 86%, FR 85%, PL 84%, MB 77%, DE 75 %) ranë dakord për rëndësinë e blerjes së pajisjeve shtëpiake të qëndrueshme dhe që kanë një ndikim domethënës në mbrojtjen e planetit tonë. Sidoqoftë, mungesa e njohurisë, vullnetit ose besimi se nuk jemi në gjendje të bëjmë një ndryshim, janë përsëri shumë poshtë në listën e arsyeve pse nuk bëjmë një jetë miqësore ndaj mjedisit në shtëpi.

“Hulumtimi ynë na tregoi se jemi plotësisht në linjë me klientët tanë në qëllimet tona të qëndrueshmërisë. Është inkurajuese që njerëzit duan të bëjnë gjënë e duhur për mjedisin dhe besojnë se veprimet e tyre mund të kenë një ndikim. Vetë çmimi ka një ndikim të rëndësishëm në sjelljen e blerjes. Në Beko, ne jemi të apasionuar pas demokratizimit të teknologjisë, duke e bërë atë të përballueshme dhe duke u siguruar që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të kenë qasje me të. Duke e bërë qëndrueshmërinë një model biznesi dhe duke e integruar atë në gjithçka që bëjmë, ne përpiqemi të zvogëlojmë dëmtimin e mjedisit nga njerëzit përmes zhvillimit të pajisjeve shtëpiake me performancë të lartë, të qëndrueshme, të përballueshme që janë gjithashtu ekologjike. Qëllimi i markës Beko është fuqizimi i brezave të ardhshëm për të jetuar një jetë më të shëndetshme – e cila është e mundur vetëm duke jetuar, duke mbrojtur mjedisin dhe duke punuar drejt një planeti më të shëndetshëm. Të gjitha veprimet tona dhe çdo produkt që ne përdorim ka një ndikim në natyrë. Pra, përtej këtij portofoli me shtatë produkte, ne jemi të etur për të adaptuar teknologjitë tona ekzistuese për t’i bërë të gjitha pajisjet tona edhe më miqësore me mjedisin. Për Beko, ky është vetëm fillimi”, tha Alp Arbatli, Beko Balkans.

-FUND-

Shënime editorit:

* Sondazhi u krye me 1,800 njerëz në MB, Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Spanjë.

Për “Beko”-n:

Beko” është markë ndërkombëtare e pajisjeve shtëpiake e kompanisë “Arçelik”. Ofron linja produktesh ku përfshihen pajisjet e mëdha, kondicionerët e ajrit dhe pajisjet e vogla. “Beko” është lidere e pajisjeve shtëpiake në Evropë për sektorin e teknikës së bardhë dhe lidere e pajisjeve të mëdha shtëpiake në Britani të Madhe. Është partnere e parë e klubit të futbollit “Barcelona”, partner i ekipit të basketbollit “Fenerbahçe” dhe sponsorizues zyrtar i Kampionatit League of Legends Championship (LEC).

Fokusin te jetesa e shëndetshme Beko e ka për disa vite me radhë, duke ngritur vetëdijen dhe duke zhvilluar produkte që mundësojnë jetesë të shëndetshme dhe të favorshme. Tani, misioni quhet “jeta e shëndetshme është e mundshme vetëm në një planet të shëndetshëm” sepse çdo veprim që e bëjmë për të qenë të shëndetshëm, varet po ashtu edhe nga shëndeti i planetit ku jetojmë. “Beko” është i përkushtuar për mbrojtjen e Nënës Tokë, përmes dizajnimit dhe prodhimit të produkteve eficiente në energji, si dhe duke investuar në resurse eficiente të energjisë në prodhim. Beko inkurajon edhe konkurrentët që të ndjekin këtë shembull.

Për kompaninë ëmë të “Beko”-s, “Arçelik”-un:

“Arçelik” e mban me krenari pozicionin e liderit në Indeksin e Qëndrueshmërisë “Dow Jones” (DJSI) në kategorinë e qëndrueshmërisë së pajisjeve shtëpiake për vitet 2019 dhe 2020. “Arçelik” është listuar në këtë indeks për të katërtin vit me radhë. Moto e “Arçelik” është: “Duke respektuar botën, i respektuar në të gjithë botën”.