Studimi i OBSH: Remdesivir, ilaçi që mendohej se ndihmon në shërimin e COVID-19, s’ka kurrfarë efekti

Mendohej se po shëron njerëzit nga Coronavirusi, por studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka gjetur se Remdesivir kryesisht s’ka aspak efekt në shërimin e virusit. Njëjtë, as ilaçet tjera deri tani të provuara s’kanë treguar ndonjë efekt real.

Studimi i OBSH: Remdesivir, ilaçi që mendohej se ndihmon në shërimin e COVID-19, s’ka kurrfarë efekti

Droga anti-virale Remdesivir ka pak ose aspak efekt në pacientët me COVID-19, ka zbuluar një studim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njofton Insajderi.

OBSH analizojë katër medikamente potenciale për COVID-19, duke përfshirë edhe “remdesivir” dhe “hydroxychloroquine”.

Remdesivir ishte nga drogat e para të përdorura për ta trajtuar Coronavirusin, dhe së fundi i është dhënë edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kur u hospitalizua për shkak të COVID-19.

Prodhuesi i këtij ilaçi Gilead i ka hedhur poshtë këto gjetje si të pavërteta.

Në një deklaratë, Gilead shkruan se të gjeturat e studimit janë “jo konsistente” me të gjetura të studimeve të tjera.

Studimi i OBSH u bë në 11 mijë e 266 veta, në 500 spitale dhe në 30 shtetet të ndryshme.

Sipas rezultateve të studimit asnjë nga ilaçet e provuara nuk kanë treguar efekt në shërim të pacientëve./Insajderi.com