Studimi i jep fundit debatit, ky është më i miri i historisë së La Liga

Studimi i jep fundit debatit, ky është më i miri i historisë së La Liga

Më i miri në historinë e La Liga, më i miri në 86 sezonet e kampionatit spanjoll. Leo Messi ka dalë i pari nga studimi i statistikave që është bërë nga Qendra e Studimit dhe Historisë së Statistikave të Futbollit Spanjoll (CIHEFE).

Mbas Messi-t është një ish-lojtar i Real Madrid, Raul (1994-2010), ndërsa në vendin e tretë është ish-lojtari i Barcelona-s Cesar Rodriguez (1941-1960), më pas vjen ish-futbollisti i Athletic Bilbao, Telmo Zarra (1940-1957) dhe Enrique Castro “Quini”, që ka luajtur te Sporting Gijon dhe te Barcelona mes 1968-ës dhe 1987-ës.

Janë analizuar 9.280 lojtarë, 854 prej të cilëve kanë qenë portierë. Janë vlerësuar minutat e luajtura në çdo sezon, golat me aksion, ata me penallti, autogolat dhe kartonët e kuq.

Messi komandon renditjen edhe falë 349 golave të realizuar gjatë karrierës së tij në kampionatin spanjoll: në total ka 545 pikë, kundër 528 të Raul. Cristiano Ronaldo është në vendin e 17-të, me 415 pikë. /Telesport.al