Teksa coronavirusi po përhapet me shumë shpejtësi, duket se ka shpresë që po vjen nga Australia.
Studiuesit në Universitetin e Queensland (UQ) kanë thënë janë vetëm disa ditë larg nga testimi i një vaksine të re për coronavirusin, ose COVID-19.
Studiuesit janë shprehur se testi i parë do të bëhet fillimisht te kafshët, brenda javës tjetër.
Përpjekjet e tyre janë pjesë e një gare në të gjithë botën për prodhuar një vaksinë kundër coronavirusit.
Studiuesit nga UQ u financuan nga një organizatë ndërkombëtare e quajtur Koalicioni i Inovacionit të Përgatitjes Epidemike (CEPI) për të përdorur teknologjinë e re të zhvillimit të shpejtë mjekësor për të ndihmuar në krijimin e një vaksine për llojin e ri të virusit.
“Ende ka teste të shumta për të siguruar vaksina është e sigurt nuk ka efekte anësore por pengesa e parë është tejkaluar”, tha Peter Høj, zv / kancelar dhe president i universitetit australian.