Stuhia e dimrit në Teksas lë dy të vdekur dhe miliona pa energji elektrike

Stuhia e dimrit në Teksas lë dy të vdekur dhe miliona pa energji elektrike
Burimi i fotografisë: Sandy Carson/ZUMA Wire/REX/Shutterstock

Mes stuhie në të gjithë SHBA-në, miliona në Teksas mbetën pa energji elektrike të martën në temperaturat e ngrirjes. Të paktën dy persona u konfirmua se kishin vdekur nga të ftohtit, njofton The Guardian, transmeton Insajderi.

Ndërsa ndërmarrjet u përpoqën të rikthejnë energjinë elektrike nëpër shtëpitë e miliona njerëzve, zyrat në qendër të qytetit të Hjustonit mbetën të ndriçuara. Gjyqtarja e qarkut Harris Lina Hidalgo – zyrtarja më e lartë e zgjedhur në qytet – tha për Guardian: “Historia do të kujtojë kush e bëri punën e vet dhe kush nuk e bëri”.

Një stuhi masive dimërore që imobilizoi Rrafshinat e Jugut po drejtohej në Liqenet e Madhe lindore dhe Anglinë e Re, por ajo la pas temperatura rekord të ftohta. Më shumë dëborë dhe akull u parashikua të martën dhe të mërkurën përgjatë një fronti që arrinte nga Teksasi në shtetet Appalachian.

Ndërprerjet më të këqija të energjisë ishin në Teksas, duke prekur më shumë se 4 milionë shtëpi dhe biznese. Shumë prej tyre nuk kishin ujë për shkak të tubave të ngrirë ose të çarë. /Insajderi.com