
Një stuhi rëre që u ngrit të paktën 100 metra ka lënë një qytet në Kinën veriperëndimore të mbuluar me pluhur.
Videot e Dunhuang tregojnë murin e rërës që zvarritet ngadalë mbi ndërtesat dhe autostradat, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Qyteti është i vendosur në buzë të shkretëtirës Gobi, e cila është e njohur për klimat e saj të ashpra.
Ndryshe, disa qytete të tjera kineze janë vërshuar si pasojë e rënies së shirave të vazhdueshme. /Insajderi.com