
Më shumë se 100 persona raportohen të jenë mbytur nga një stuhi tropikale që përfshiu Filipinet jugore, derisa dhjetëra të tjerë figurojë të zhdukur.
Stuhia Tembin solli përmbytje të papritura dhe rrëshqitje dheu në pjesë të ndryshme të ishullit Mindanao.
Dy qytetet e goditura rëndë ishin Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpish u varrosën nga gurët.
Stuhia me erëra deri në 80 kilometra në orë (50 milje në orë), tani po kalon nëpër Mindanao dhe po shkon drejt majës jugore Palawan para se të lëvizë më tej në perëndim.
Filipinet vuajnë rregullisht nga stuhitë tropikale vdekjeprurëse, megjithatë Mindanao nuk është goditur shpesh.
Stuhia Tembin, e njohur si Vinta në Filipine, filloi të mbërthej Mindanaon të premten, ku u shpall gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë, duke përfshirë edhe rajonet Lanao del Norte dhe Lanao del Sur./Insajderi