Stuhia në Gjermani vret dy persona

Stuhia në Gjermani vret dy persona

Erëra të fuqishme dhe shi i furishëm kanë goditur të enjten pjesën veriore të Gjermanisë, duke vrarë së paku dy persona dhe lënduar disa të tjerë.

Një 50-vjeçar është vrarë kur automobili i tij u shtyp nga një pemë në Saksoninë e Poshtme përderisa shërbimi gjerman i motit konfirmoi që një tornado ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Gjermaninë veriore.

Një çiklist gjithashtu është lënduar nga një pemë tjetër afër e cila ra nga moti atipik, shkruan DW.

Ndërkohë, një grua 83-vjeçe ka vdekur pasi automobili i saj kishte goditur një pemë të rrëzuar në rrugë nga era e fuqishme, gjithashtu edhe ky rast në Saksoninë e Poshtme, kanë treguar policia.

Departamenti i zjarrfikësve është thirrur të ndihmojë në 250 incidente të ndryshme në qytetin e Hamburgut dhe përreth tij. Është raportuar edhe për bagëti të vrara për shkak të incidenteve nga moti i ligë në disa pjesë rurale.

Janë mbyllur edhe shumë linja të trenit duke u bërë të papërdorueshme për shkak të dëmtimit një linje.

Ndërsa disa pjesë të aeroportit të Hamburgut janë mbyllur pasi ka pasur rrjedhje të çatisë. Edhe në disa aeroporte të tjera të Gjermanisë veriore janë anuluar apo shtyrë shumë fluturime

Kjo stuhi kishte ndërprerë edhe koncertin nga grupi legjendar i rokut Guns N’ Roses në Hanover, me ç’rast janë evakuuar 70 mijë fansa nga evenimenti dhe janë strehuar në një qendër të afërt.

Disa të tjerë, pjesëmarrës të një festivali në Bremen, janë strehuar në një lokal i cili, në mënyrë ironike, quhet “Hurricane” (Stuhi). /Insajderi.com